Fondazione Fondazione bacheca 2020 Albania 1990-2020

Statuto C.d.A. (Consiglio d'Amministrazione) & Revisori Comitato Scientifico-Garanzia Staff Programma attività Relazioni finali bilanci consuntivi Elenco contributi pubblici Ich trete bei - mi associo Quaderni della Fondazione bacheca 2005 bacheca 2006 bacheca 2007 bacheca 2008 bacheca 2009 bacheca 2010 bacheca 2011 bacheca 2012 bacheca 2013 bacheca 2014 bacheca 2015 bacheca 2016 bacheca 2017 bacheca 2018 bacheca 2019 bacheca 2020
Albania 1990-2020
bacheca 2021 bacheca 2022 Bergamaschi Paolo-info Mezzalira Giorgio Info memoria adelaide aglietta andreina emeri anna segre anna bravo lisa foa renzo imbeni marino vocci giuseppina ciuffreda José Ramos Regidor clemente manenti simone sechi Irfanka Pasagic findbuch - archivio Comunicati Stampa LAVORA CON NOI Elenco contributi pubblici
RE 2009-giardino dell'Arca (18) Spazio all'integrazione! (12)

Aleksander Langer e arti i bashkëjetesës , Shqipëruar nga Gentiana Minga

30.11.2020, Foundation

Paraqitje

Shpesh më pyesin për përvojat e mësimet që kam nxjerrë nga kombinimi i përvojës time komunikuese, konflikt dhe bashkëjetesë ndër-kulturore në Sudtirol ( angazhim ky që ka shënuar e në një farë mënyre përmbushur të gjithë rrjedhën e jetës time) me përvojën e kohëve të fundit në Parlamentin Europian apo, në përgjithësi, me lëvizjet europiane për paqe e solidaritetet.

Prej kësaj më lindi idea të provoj hartimin e një studimi mbi bashkëjetesën, të cilin e kam paraqitur, diskutuar e përpunuar në më shumë se një rast.

E marr me mënd që ngjeshja në një tekst të shkurtër – për më tepër abstrakt, pra që nuk ka të bëjë me një situate të caktuar – të një numëri shqyrtimesh mbi situata kontakti e konfliktesh ndër – etnike ( ose ndër – kulturore, ndër – profesionale, ndër- racore, etj.) mund të sjellë rënien në grackën e përgjithësimit. Por jam po aq i bindur se koha tashmë është pjekur për t'u marrë jo vetëm e jo aq me përcaktimin e “ të drejtave etnike” ( o kombëtare, o konfesionale, etj etj.) sesa me kriteret për ndërtimin e një rregulloreje bashkëjetese shumë – kulturore, e cila natyrisht si fillim nuk mund mendohet si një tërësi normash ligjore, por mbi të gjitha, si një tërësi vlerash e praktikash të tolerancës reciproke, të njohjes e të frekuentimit.



Uroj që këto dhjetë pika të thjeshta të mund të japin shtysa dhe elementë në dobi të kësaj rruge.

Aleksandër Langer

27.3.1995



ALEXANDER LANGER DHE ARTI I BASHKËJETESËS

1. Bashkëjetesa multi-etnike do të jetë mbi të gjitha normë e jo përjashtimit; alternativa qëndron mes monopolizmit etnik dhe bashkëjetesës.

Situatat e bashkëjetesës së komuniteteve me gjuhë, kulturë e etni të ndryshme në të njëjtin territor do të ekzistojnë gjithmonë e më shpesh, sidomos në qytete. Kjo veç të tjerash, nuk është as edhe diçka e re. Edhe në qytetet antike e mesjetare kishte lagje afrikanësh, grekësh, armenësh, ebrejsh, polakësh, gjermanësh, spanjollësh....

Pra bashkëjetesa pluri – etnike1), pluri – kulturore, pluri- fetare, shumëgjuhëshe, pluri – kombëtare, i përket e do t’i përkasë gjithmonë normalitetit, jo përjashtimit. S'do mënd që nuk do të thotë se kjo është diçka e lehtë dhe natyrale, përkundrazi. Dallimet, e panjohura, e huaja të ndërlikojnë jetën, mund të të frikësojnë, mund të shndërrohen në objekt mosbesimi dhe urrejtjeje, mund të shkaktojë garimin deri në ekstrem të “ mors tua, vita mea”*. E tregon vetë eksperienca e kujt martohet në një tjetër luginë të së njëjtës zonë, ku i duhet të përshtatet e po ashtu të kërkojë respekt e përshtatje. Emigrimet gjithmonë e më masive, e paqëndrueshmeria që sjell jeta moderne e bëjnë të paevitueshme rritjen e ndërthurrjes ndër-etnike e ndër-kulturore anëmbanë botës. Për herë të parë në histori, ndoshta, mundet, të zgjedhet ndërgjegjshmërisht trajtimi e zgjidhja paqësore e lëvizjes së kaq shumë personave, bashkësive, pupujsh, edhe pse shkaku i tyre është shpesh dhuna ( mjerimi, shkatërrimi i mjedisit, luftrat, përndjekjet...) Për këtë nuk mjaftojnë retorikat dhe vullnetarizmi i deklaruar: nëse dëshirohet vërtet ndërtimi i një bashkëjetese mes të komuniteteve të ndryshme në të njëjtin territor, duhet krijuar një art të ndërlikuar i bashkëjetesës.

Nga ana tjetër duket gjithmonë e më e qartë sesi qasjet e bazuara mbi njohjen e të drejtave etnike o të ngjashme me to – për shëmbull kombëtare, fetare, tribale, “ racore” – përmes objektivave si p.sh të një shteti etnik, separatizmit etnik, pastrimit etnik, homogjenizimit kombëtar etj, çojnë në konflikte e luftra të përmasave të paparishikueshme. Alternativa mes përjashtimit etnik ( sado e motivuar të jetë, edhe si vetëmbrojtje) dhe bashkëjetesës pluri – etnike, përbën çelësin e vërtetë për zgjidhjen e problematikave etnike të sotme. Qofshin këto të etnive të shtypura apo minoritare, të emigrimeve të fundit apo të kahershme, të pakicave fetare, të rizgjimeve etnike apo të konflikteve ndër- etnike, ndër – fetare, ndër – kulturore.

Bashkëjetesa pluri – etnike mund të perceptohet e të përjetohet më shumë si një pasurim e mundësi sesa një ndëshkim: nuk kanë peshë thirrjet kundër racizmit, intolerancës e xenofobisë, por përvojat e planet e shëndetshme si edhe një kulurë e bashkejetesës.

2. Identitet e bashkëjetesë : asnjëherë njëra pa tjetrën; as përfshirje/as përjashtim i forcuar.



Sa më qartë ndarja, aq më i qartë mirëkuptimi” : sot ngre krye një prirje e fortë për t’i trajtuar problemet e bashkëjetesës multi – etnike përmes ndasive të mirfillta. Nuk janë shumë të parapëlqyeshme as modelet “ melting-pots”–at, kazane çorbash, model që qëllimisht ndiqet haptazi si objektiv ( si për shëmbull në USA), pa llogaritur revoltat kundër asimilimeve pak a shumë të forcuara. Njëkohësisht hasen lëvizjet për barazi, kundër margjinalizimit e dallimit etnik, për barazi në dinjitet.

Prova bindëse nuk kanë dhënë as politikat e përfshirjes së forcuar ( asimilimi, ndalimi i gjuhës dhe i fesë, etj.) as përjashtimi i forcuar ( shpërfillja, getoizimi, dëbimet, përzënjet…). I duhet dhënë mundësia një game të gjërë zgjedhjesh individuale e kolektive, shkëmbime momentesh “ intime” etnike si edhe takimeve e bashkëpunimeve ndër- etnike. Duhet të jetë reciproke garantimi i ruajtjes së identitetit nga njëra anë dhe e dinjitetit të barabartë e gjithpërfshirjes nga ana tjetër. Kjo kërkon, pa dyshim, jo vetëm rregulla të përbashkëta e urdhëresa, por mbi të gjitha, orientimin e komuniteteve të interesuara drejt kësaj mundësie bashkëpunimi.



 3. Njohja, e folura, interesimi, ndër-veprimi: ”sa më shumë të bëhemi me njëri tjetrin aq më mirë do të kuptohemi”

Bashkëjetesa ofron e kërkon mundësi të shumta njohjeje reciproke. Realizimi i saj në kushte dinjiteti të barabartë e në mungesë të një margjinalizimi, ka nevojë për zhvillimin në maksimumin e mundshëm të nivelit të njohjes reciproke. “ Sa më shumë të bëhemi me njëri tjetrin, aq më shumë do të kuptohemi”, mund të jetë kundërpërgjigja kundrejt parrullës separatiste të sipërpërmëndur. Njohja e gjuhës, e historisë, e kulturës, e zakoneve, e paragjykimeve e prototipeve, e frikërave të komuniteteve të ndryshme bashkëjetues, janë një hap i rëndësishëm në raportin ndër – etnik. Një rol të rëndësishëm mund të luajnë burimet e informimit publik ( gazetat, transmetimet, radiot, ecc. ndër – kulturore, shumë – gjuhëshe, etj.), rastet e mësimdhënieve apo të argëtimeve të përditëshme, madje edhe mardhëniet e ndërsjellta të rastit, mundësia për të ndarë sëbashku të paktën, në raste të veçanta, edhe ngjarje “ personale” me komunitete të tjera ( festa, rite, etj), qoftë edhe sikur ftesa për drekëra e darkëra. Libra të zakonshëm historik, gëzime të përbashkëta, ndoshta edhe momente lutjesh fetare apo meditimesh të përbashkëta, mund të ndihmojnë shumë në parandalimin e rrezikut të konsolidimit, të normalizimit e natyralizimit të ideve etnocentrike.









4. Etnike, pse jo, por jo vetëm përmes një elementi: territor, gjini, pozicion shoqëror, kohë e lirë e të tjera emërtime të përbashkëta.

Organizimi etnik i komuniteteve të ndryshme, ka me vete të drejtën e tij ligjore, e madje shpesh edhe arsyet e veta të shëndosha: por kjo duhet të mbetet një zgjedhje e lirë, pa u shndërruar në integraliste e totalitare. Pra na duhet të pranojmë parti etnike, shoqata etnike, klube etnike, shpesh edhe shkolla e institucione fetare etnike. Por kuptohet që nëse synohet mbi të gjitha nxitja e bashkëjetesës në vënd të vet – izolimit etnik, duhet të merren parasysh të gjitha përmasat e tjera të jetës personale e të përbashkët që nuk janë në linjë të parë me karakterin etnik. Si fillim territori i përbashkët e përkujdesja për të, por edhe synimet e interesat profesionale, shoqërore, të moshës, e në veçanti të gjinisë; gratë mund të zbulojnë e t'i përjetojnë më mirë objektivat dhe emocionet e përbashkëta. Duhet shmangur qëndrimi i gjatë i një personi, në jetën e tij, në struktura e përmasa etnike, duke ju ofruar edhe mundësi të tjera që të kenë si rregull bazë: ndër – etninë. Është e rëndësishme që njerëzit të mund të takohen e të flasin e të merren në konsideratë jo vetëm nëpërmjet “ përfaqësimeve dipolomatike” të etnive përkatëse, por drejtpërsëdrejti: është domethënëse që çdo person të mund të gëzojë të drejta të plota njerëzore dhe personale, përkrah të drejtave të domosdoshme kolektive, disa prej të cilave do të kenë edhe një fill etnik ( përdorimi i gjuhës, ruajtja e traditave, etj.); jo të gjitha të drejtat kolektive duhet të përftohen e të kanalizohen nëpërmjet linjave etnike ( si përshëmbull, të drejtat sociale – të banimit, të punëmarrjes, shërbimeve, të shëndetit… - apo të ambientit).

5. Të përcaktohet e të kufizohet në mënyra sa më pak të ngurtë përkatësia, të mos përjashtohen përkatësitë dhe ndërhyrjet e shumta.

 

Normalisht përkatësia etnike nuk ka nevojë për një emërtim të veçantë o përkufizime: para se të jetë fryt i mundësive, i dëshirave, i një zgjedhjeje të caktuar, është fryt i historisë, i traditës, i edukimit, i zakoneve. Sa më i ngurtë dhe i sajuar të jetë përcaktimi i përkatësisë dhe kufizimi i të tjerave, aq më i mundshëm është rreziku i prirjes për konflikt. Emfaza e disiplinës apo më keq, përcaktimi etnik në përdorimin e gjuhës, në praktikën fetare, në të veshurit, ( kjo deri edhe si përcaktim uniformësh), në sjelljet e përditshme, si dhe përcaktimi ligjor i përkatësisë ( rregjistrime, shënime mbi dokumenta, etj.), mbart në vetvete një shtysë të sëmurë për t'u llogaritur, si provë force, tërheqje litari, për ngritje barrikadash e kufijsh fizik, për kërkesë të një territori të gjithin për vete.

Në të kundërtën, lejimi dhe nxitja, një koncept praktik më elastik e më pak përjashtues sesa përkatësia, e si pasojë krijimi i një lloj ozmozi mes komuniteteve të ndryshme me dëshmitë e shumta të personave “ kufitarë”, ndihmon krijimin e “ zonave gri”, me ngjyrim e materie të vakët etnike, që lehtëson shkëmbimin e lirë ndër – komunikues e ndër – veprimin.

Evitimi i çdo forme ligjore që “ vulos” personat sipas këndvështrimit etnik ( apo fetar, etj.) është pjesë e domosdoshme e masave parandaluese kundër konfliktit, xenofobisë, racizmit.

Vetvendosja e personave dhe e komuniteteve nuk duhet të nisë nga përcaktimi i kufijve të veta e të mungesës së akseseve, por nga vlerat pozitive personale e objektike, e nuk duhet të çojë në përjashtim e ndarje. Duhet të bëhet e mundur një drejtësi e hapur për më shumë se një komunitet, një drejtësi jo përjashtuese, ku të gjejnë veten sidomos fëmijët e emigrantëve, fëmijët e “ familjeve të përziera”, njerëz me formim të lartë e të gjithanshëm.

 

6. Njohja dhe vënia në pah e përmasave multi-etnike: të drejtat, shenjat publike, të përditshmet, e drejta për t'u ndjerë si në shtëpi.

 

Bashkëjetesa e grupeve të ndryshme etnike, gjuhëve, kulturave, feve dhe traditave në të njëjtin territor, në të njëjtin qytet, duhet të njihet e dhe të spikasë. Anëtarët e komuniteteve të ndryshme që jetojnë sëbashku duhet të ndjehen “ të shtëpisë”, që janë shtetas, që janë të mirëpritur e që kanë hedhur rrënjë ( o që mund të hedhin rrënjë). Dy- ( apo shumë-) gjuhësimi, mundësia e ushtrimit të institucioneve fetare, kulturore, gjuhësore, ekzistenca e strukturave e të rasteve specifike të nxitjes e vlerësimit të çdo grupi etnik të pranishëm, janë elementë të rëndësishëm për një kulturë të bashkëjetesës. Sa më shumë të organizohet bashkëjetesa e gjuhëve, e kulturave, e besimeve fetare, e shenjave karakteristike, aq më pak do të na duhet të merremi me mosmarrëveshje mbi rëndësinë e vëndeve e të territoreve të këtij apo të atij grupi etnik: duhet që çdo formë përjashtimi apo integrimi etnik të zbehet në bashkëjetesë të shenjave, të tingujve e të institucioneve shumformëshe.

( Franjo Komarica, peshkop i Banja Luka-s, qytet multi –etnik me shumicë serbe në Kroaci, sot objekt përplasjesh mes serbëve e kroatëve, e shpjegon këtë në një mënyrë të thjeshtë:” një livadh me lule të larmishme është më i bukur sesa një tjetër në të cilin rritet vetëm një lloj luleje”.)

Europa me mundim u mësua me praninë e besimeve të tjera fetare në territorin e saj e me heqjen dorë nga synimi i zotërimit të të gjithëve e të gjithçkaje, apo të debimit reciprok: tani duhet që i njëjti proçes të ushtrohet edhe në realitetet multi-etnike; të jeturit bashkë të grupeve etnike të ndryshme në të njëjtën hapësirë, me të drejta individuale e kolektive që garantojnë dinjitet të barabartë e liri për të gjithë, duhet jetë rregull, jo përjashtim.

 

7. Të drejtat e garancitë janë thelbësore por të pamjaftueshme; rregullat etnocentrike nxisin veprime etnocentrike.

 

Të merret parasysh që identiteti etnik e bashkëjetesa ndër – etnike nuk mund të jenë të garantuara vetëm nëpërmjet ligjit, institucioneve, strukturave të Gjykatave, nëse nuk ka zënë rrënjë tek njerezit e nëse nuk kanë gjetur mbështetje të gjërë në shoqëri; por njëkohësisht nuk duhet të nënvleftësohet as rëndësia e një kuadri normativ të qartë e nxitës, që t'u sigurojë të gjithëve të drejtën e identitetit individual ( përmes të drejtave gjuhësore, kulturore, shkollore, mjeteve të informimit, etj), të barazisë në dinjitet ( përmes garancive për gjithpërfshirje, kundër çdo lloj diskriminimi), të domosdoshmërisë për vetqeverisje, pa tundime aneksimi në favor të ndonjë grupi etnik të caktuar. Në veçanti duket me shumë rëndësi që situatat e bashkëjetesës ndër – etnike të gëzojnë një kuadër pamvarësie të tillë që të detyrojë komunitetin lokal ( të gjithë, pa asnjë dallim etnik) të marrë vetë në dorë fatin e vet e të shtrëngojë bashkëpunimin ndër – etnik aq sa të zhvillohojë një ndërgjegjje territoriale ( e të “Heimat-it”**) të përbashkët: kjo mund të ndihmojë në shkurajimin e tundimeve për t'i zgjidhur tensionet dhe konfliktet me kufizime të “ statuteve” territoriale ( aneksime, ndryshime kufijsh, etj.).

Gjithashtu nuk duhet harruar që ligjet dhe strukturat tepër etnocentrike ( bazuar në vënien e vazhdueshme të theksit mbi përkatësinë etnike, mbi ndarjet etnike të mirfillta, etj.) sjellin në mënyrë të pashmangshme ashpërsimin e konflikteve e të tensioneve, përforcojnë sjelljet etnocentrike; në të kundërt – ligjet dhe strukturat e favorshme për bashkëpunim ndër – etnik mund të ndihmojnë e të nxisin zgjedhje të shëndetshme të bashkëjetesës.

 

8. Mbi rëndësine e ndërmjetësve, ndërtuesve të urave, kapërcyesve të mureve, eksploruesve të kufijve. Nevojiten “ trathtarë të njëhsimit etnik”, por jo “ dezertor”

 

Dihet që në fillim të çdo situate bashkëjetese ndër – etnike ka mungesë njohjeje reciproke, mardhëniesh dhe familjarizimi. Një rëndësi të madhe marrin njerëzit, grupet, institucionet që vihen me dëshirë në rolin e ndërmjetësit në kufij të komuniteteve bashkëjetuese duke ndihmuar në të gjitha format njohjen, dialogun, bashkëpunimin. Përurimi i ngjarjeve të përbashkëta, takimet e aksionet e përbashkëta, nuk vijnë nga hiçi, por nga një punë delikate e këmbëngulëse për ta bërë të prekshëm ndërmjetësimin e familjarizimin, gjë që duhet ushtruar me kujdes e me besueshmëri. Krahas identitetit e kufijve pak e shumë të përcaktuar të shumë grupeve etnike, kanë një rëndësi të veçantë ata anëtarë grupesh, që u përkushtohen hulumtimit dhe kapërcimit të kufijve: aktivitet, ndoshta në situata të ndera konflikti do t'i ngjante një kontrabande, i domosdoshëm për çngurtësimit, relativizimin e kufijve, nxitjen e ndër – veprimit.

Shpërthimet e nacionalizmave, të shovinizmav, të racizmave, fanatizmave fetarë, etj. njihen si ndër faktorët më shkatërrimtarë të bashkëjetesës civile ( më shumë sesa tensionet sociale, ekologjike apo ekonomike),e përfshijnë të gjitha fushat e jetës kollektive: kulturë, ekonomi, të përditshmet, paragjykimet, zakonet, pa llogaritur këtu politikën dhe fenë. Për këtë, përballimi e zgjidhja e konfliktit etnik, ka nevojë për një përgatitje e lartë. Kjo kërkon që në çdo komunitet etnik tu jepet vlerë personave e forcave të afta për autokritikë: “ trathtarë të vërtetë e autentik të njëvehtsimit etnik”, që nëse janë të interesuar ti ruajnë rrënjët e tyre e të fitojnë besueshmëri, nga ana tjetër s’duhet në asnjë mënyrë të transformohen në dizertorë. Pikërisht në rast konflikti është e rëndësishme të relativizohen e të zvogëlohen prirjet e komuniteteve të ndryshme etnike për të kërkuar mbështetje të jashtëme ( fuqi mbrojtëse, ndërhyrje, etj.) e të vlerësohen elementente të përbashkëta të territorit.

9. Kusht i domosdoshëm: parandalimi i çdo dhune.

Vështirë të mos ketë presione, garime, përplasje në bashjetetesën ndër – etnike: për fat të keq, përplasja etnike, kombëtare, raciale, fetare etj., kanë një pushtet gjithëpërfshirës e mobilizues të jashtëzakonshëm, e vënë në veprim mekanizma të shumtë e me ndjeshmëri aq të lartë kolektive, sa, në raste të daljes jashtë kontrolli të situatës, bëhet i vështirë zotërimi e adresimi i saj drejt zgjidhjeje të arsyeshme,

Një nga nevojat me prioritet më të lartë është: parandalimi i çfarëdolloj forme të dhunës, reagimi i menjëhershëm kundër çdo shfaqjeje të farës së dhunës etnike, gjë që – në të kundërt mund të krijojë një spirale shkatërrimtare dhe të pakontrollueshme. Edhe në këtë rast nuk mjaftojnë ligjet apo policia, por një mënjanim social e moral i drejtpërdrejtëë, i menduar mirë: një Jo e qartë dhe bindëse kundër dhunës.

 

10. Filizat pionerë të kulturës së bashkëjetesës: grupet e përziera ndër – etnike.

 

Një vlerë të paçmuar në situata të ndera konflikti apo thjesht bashkëjetese ndër-etnike, mund të kenë grupet e përziera ( sado të vogla që të jenë). Këto mund përjetojnë në kurriz të tyre, si në një laborator të guximshëm pionieristik, problemet, vështirësitë e mundësitë e bashkëjetesës ndër – etnike. Grupet ndër-etnike mund të kënë vlerën e tyre të çmuar duke u ushtruar në fusha nga më të ndryshmet: nga feja në politikë, nga sporti në kohën e lirë, nga sindikalizmi te angazhimi kulturor. Në çdo rast, janë terreni më i përshtashëm për të provuar bashkëjetesën, e për këtë arsye meritojnë çdo mbështetje nga ata që e kanë për zemër artin dhe kulturën e bashkëjetesës si e vetmja rrugë reale kundër rizgjimit të një barbarie të gjërë etnocentrike.

 

Tekst i riparë në nëntor të 1994-ës.

________________________________________________________________

  1. termi “etnik”, “etni”, këtu përdoret për lehtësi kuptimore të karakteristikave nacionale, gjuhësore, fetare, kulturore që përcaktojnë një identitet kollektiv e i cili mund ta degradojë këtë të fundit deri në etnocentricizëm : ego – mania kollektive nga më të përhapurat sot për sot. (shënim i Alexander Langer)

* “mors tua vita mia” - shprehje latine: “vdekja jote jeta ime”

* * Heimat është një term i gjuhës gjermane që shpesh nënkupton vëndin si territorin në të cilin jetohet, një “shtëpi” apo një “ atdhe i vogël”.

 

 

Shqipëruar nga Gentiana Minga

 

 

Traduzione di Gentiana Minga, parte dell'iniziativa "L’arte del vivere insieme - Arti i te jetuarit se bashku - Das Kunst des Zusammenleben. Alexander Langer, l'Albania, il Sudtirolo, l’Europa", realizzata con il sostegno della Fondazione Cassa di Risparmio di Bolzano

pro dialog